Ratko Mlladiç del para gjykatës në Hagë
HAGE- Ish komandanti serb i Bosnjës, Ratko Mlladiç eshte paraqiturt sot për të parën herë që nga dita e ekstradimit para Tribunalit të Hagës për Krimet e Luftës.
Ne keto momente ai po njihet me akuzat, ku ne total jane 11 te tilla.
Mbi Mlladiç rëndojnë një seri akuzash, genocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-1995.
Ai është i akuzuar gjithashtu edhe për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës, në vitin 1995, ku u vranë afro 8 mijë burra e djem myslimanë. Kjo është konsideruar si masakra më e tmerrshm ne Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Ratko Mlladiç u arrestua javën e kaluar në Serbi, 16 vite pasi Tribunali i Hagës e kishte akuzuar atë.