Raund i ri i negociatave për emrin

Ndërmjetësuesi i KB-së në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin me emrin Methju Nimic në 27 janar në Nju-Jork do të takohet me përfaqësuesit e dy vendeve Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis. Keshtu njoftoi MPJ e Maqedonisë.
Nderkohe mesohet se shefi i diplomacisë Antonio Milloshoski,e ka pranuar ftesën e Nimicit, ndersa pritej përgjigje dhe nga Greqia.
Presidenti Gjorge Ivanov të shtunën deklaroi se pret nga Nimici ta dinamizojë procesin dhe përfundimisht të gjendet nje zgjidhje për problemin.
"Ne besojmë se do të gjendet zgjidhje dhe prandaj edhe marrim pjesë në këtë proces. Çdo herë jemi konstruktivë dhe i japim të gjithë propozimet tona se si të gjendet zgjidhje", tha Ivanov.