Reagime pas mbledhjes së Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën
Prishtina dhe Beogradi e kanë pritur në mënyra krejt të ndryshme
mbështetjen e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për strategjinë e qeverisë
së Kosovës dhe zyrës civile ndërkombëtare për integrimin e veriut të
vendit të banuar me shumicë serbe. Grupi Drejtues që mbikëqyr zbatimin
e planit të kryenegociatorit ndërkombëtar Martti Ahtisaari bëri thirrje
dje që edhe Serbia të luajë një rol konstruktiv në përpjekjet për të
siguruar kushte më të mira jetese në veriun e Kosovës.