E Diel, 1 Nëntor 2026

A.I. kërkon vendosjen e drejtësisë për vrasjet e demonstruesve të lëvizjes Vetvendosja

Amnesty International i bën thirrje përfaqësuesit të posaçëm të Kombeve
të Bashkuara në Kosovë që të sigurojë qasjen tek drejtësia lidhur me
vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve gjatë një
demonstrate të lëvizjes Vetëvendosje, tre vjet më parë.Amnesty International
shpreh shqetësimin e thellë që Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së dhe Zyra
Ligjore e UNMIK-ut kanë penguar vazhdimisht kompensimin e familjeve dhe
vendosjen e drejtësisë në vend për vrasjen e Mon Balajt dhe Arbën
Xheladinit, dhe plagosjen e Zenel Zenelit dhe Mustafë Nerjovajt. Ata
thonë se ankesat lidhur me këtë çështje duhet të dëgjohen nga Komisioni
Këshillimor për të Drejtat e Njeriut.Ngjarja ndodhi gjatë një
demonstrate kundër planit Ahtisaari për statusin e Kosovës në
Prishtinë. Megjithëse protesta ishte paqësore policia e UNMIKU-it
përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit. Anëtarë të një
njësie policore rumune goditën drejt turmës me plumba plastikë duke
shkaktuar vdekjen e Mon Balajt dhe Arbën Xheladinit, si edhe plagosjen
e Zenel Zenelit dje Mustafë Nerjovajt. Deri tani asnjë masë penale nuk
është marrë ndaj autorëve. Amnesty thotë vlerëson kompensimin monetar
për këtë ngjarje, por thotë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe se
çuarja në vend e drejtësisë është e domosdoshme. //rd//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›