Reagimet pas ndalimit te Blerim Kucit nga EULEX

Mosdhenia e deshmise per nje rast qe ka te beje me krime lufte i ka kushtuar me nje muaj paraburgim kryetarit te komunes se Suharekes Blerim Kuci. Masen e paraburgimit prej 30 ditesh zotit Kuci ia ka shqiptuar gjykatesi i procedures paraprake te misionit EULEX Ferdinando de Mongo. Sic thuhet thuhet ne njoftimin e misionit EULEX Kuci ka refuzuar ne menyre te perseritur te jape deshmi gjate nje hetimi. Zedhenesja e EULEX-it Kristina Herodes thote se Blerim Kucit i eshte dhene mundesia te deshmoje diten e marte dhe ne disa raste te tjera. Ai eshte deshmitar ne nje rast penal qe po udhehiqet nga Prokuroria e Posacme e Kosoves por Kuci ka refuzuar.
Ai po ashtu eshte gjobitur me 250 euro per mosdhenie te deklarates pavaresisht faktit se ai i di te gjitha pergjigjet. Kodi i Procedures Penale te Kosoves e thote qarte se deshmitari mund te gjobitet ose denohet me heqje lirie nese nuk ofron deshmine tha zedhenesja Kristina Herodes.
Misioni EULEX nuk ka pranuar te sqaroje se per cfare hetimesh behet fjale. Sekretari i pergjithshem i Aleances per Ardhmerine e Kosoves Burim Ramadani parti kjo nga vjen Blerim Kuci ka thene se ceshtja ka te beje me hetime per krime gjate periudhes se luftes ne Kosove.
Edhe pse zyrtarisht nuk eshte dhene arsyeja thuhet se zoti Kuqi nuk ka pranuar te deshmoje kunder deputetit te Parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj ndaj te cilit EULEX po zhvillon hetime per krime lufte.
Per rastin Limaj misioni EULEX eshte duke kerkuar rruge ligjore nese imuniteti i deputetit e mbron Fatmir Limajn nga ndekja penale per krime lufte. Tri jave me pare EULEX-i arrestoi nente persona dhe nen dyshimet per vrasje torture dhe cenim te shendetit e integritetit fizik te shqiptareve nga Kosova civileve serbe dhe te burgosurve te luftes ne fshatin Klecke ne Kosoven qendrore ne vitin 1999. Keto arrestime nxiten reagime me protesta ne gjithe Kosoven. Edhe denimi i kryetarit te komunes se Suharekes u kundershtua nga Aleanca per Ardhmerine e Kosove. Nenkryetari i kesaj partie Ahmet Isufi i beri thirrje EULEX-it qe te mos demtoje vlerat e luftes.
Aleanca per Ardhmerine e Kosoves fton EULEX-in qe ti permbahet prioriteteve te veta per sundimin e ligjit ne Kosove dhe qe te mos preke luften e drejte te shqiptareve te Kosoves per liri demokraci dhe pavaresi. EULEX-i ka per detyre qe te ndihmoje institucionet e Kosoves ne luften kunder korrupsionit krimit te organizuar dhe dukurive tjera negative qe po vazhdojne te rrezikojne stabilitetin dhe funksionalitetin e shtetit te Kosoves deklaroi Isufi.
Zyrtare te misionit EULEX-it kane perseritur se hetimet kane te bejne me individe dhe jo me ndonje organizate te caktuar. Lidhur me paraburgimin e kryetarit te komunes se Suharekes Blerim Kuci ka reaguar edhe Asociacioni i Komunave te Kosoves duke kerkuar nga institucionet qendrore te vendit qe te sqarojne opinionin se mbi cfare baze dhe mandati po vepron EULEX-i. Komunat e Kosoves thuhet ne reagim vleresojne se eshte bere dukuri qe pa baze te arrestohen personalitetet e larta dhe bartes te institucioneve te Kosoves. Instiucionet qendrore te Kosoves nuk kane reaguar lidhur me paraburgimin e Blerim Kucit.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Eliana Xhani