Reagimi Islami Kokedhima sulmoi gjithe socialistet e ndershem

Në dy intervista të ndryshme televizive, Kastriot Islami dhe Koco Kokëdhima kanë shkëmbyer akuza të ndërsjellta.
I pari ka folur për biznesmenë klientë të Ramës që po zaptojnë PS-në. Ndërsa Kokëdhima, vetë biznesmen që i bashkohet socialistëve, nuk sheh asgjë të keqe te sipërmarrësit që merren me politikë.
Por kundrejt akuzave dhe qëndrimeve të Kokëdhimës, Islami reagoi sot përgjatë një konference për shtyp ku deklaroi se “Kokëdhima sulmoi mbrëmë gjithë socialistët e ndershëm”.
Sipas tij, socialistët e ndershëm u spastruan nga Rama, ndërsa Kokëdhima mori 19 mln USD tendera.
"Në kohën kur Rama dhe Koço ndanin tenderat, socialistët e thjeshtë dhe gjenuinë vazhdonin të mbronin Ramën me vetëmohim, pa e kuptuar se në këtë mënyrë, pa dashje kishin ndihmuar në mbushjen e thesit të Koço Kokëdhimës. Kishin ndihmuar që modeli Edi-Koco të forcohej brënda PS dhe të spastronte më tej të gjithë socialistët genuinë e të ndershëm. Rryshfetet dhe përfitimet materiale ia kanë bllokuar logjikën edhe të birit edhe të babait të Partisë Socialiste, tashmë të kthyer në një sekt tërësisht klientelist, në modelin e lidhjes biznes-media-politikë me emrin Edi-Koco, apo thjesht modelin Edi-Koco", u shpreh Islami.
I ftuar në ABC News, Kastriot Islami ka shpjeguar se sulmi që I vjen nga mediat e botuesit dhe kandidatit për deputet Koço Kokëdhima, lidhen me ngjarje të vjetra, kur I pari ishte profesor dhe i dyti student.
Replika e Kokëdhimës ka ardhur nga studio e Opinion, në TV Klan, ku përballë gazetarit Blendi Fevziu, biznesmeni kandidat në Vlorë, tha se ish-profesori I tij gënjen. Kokëdhima pohoi se jo vetëm nuk ka marrë 4, por ka qenë ai që e ka promovuar Islamin në politikë.
Islami shpreh keqardhjen që socialistët janë gjithmonë e më pak të përfaqësuar në PS, tashmë të zëvendësuar nga ajo që e quan politika e kaviarit. Një grup biznesmenësh që nuk heziton t’i quajë klientë të Ramës.
Ndryshe e sheh Koco Kokëdhima angazhimin e biznesmenëve në PS, rradheve te cileve pritet t’u shtohet. Natyrisht, të dy ndajnë mendime të kundërta edhe mi rezultatin e Vlorës. Për Islamin zgjedhjet e Ramës do t’i kushtojnë vota PS-së, ndërsa vetë Kokëdhima është i bindur për fitoren.