E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagimi i kryeministrit izraelit Netanyahu pas incidentit në fluturimin nga Dubai: Do të rriten masat e sigurisë, vlerësim për ekuipazhin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen e ndodhur në bordin e një fluturimi që vinte nga Dubai. Në qendër të reagimit të tij ka qenë vlerësimi për reagimin e ekuipazhit, si dhe hapat e menjëhershëm që po ndërmarrin strukturat e sigurisë së vendit.

“U shpreh mirënjohje heronjve në bordin e fluturimit nga Dubai, të cilët demonstruan gatishmëri, guxim dhe zgjuarsi,” tha Benjamin Netanyahu.

Përveç vlerësimit për reagimin në kushte emergjente, kreu i qeverisë izraelite ka theksuar se institucionet përgjegjëse janë vënë në lëvizje për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm në të ardhmen.

Në deklaratën e tij zyrtare, Netanyahu ka shtuar gjithashtu:

“Kam udhëzuar aparatin e sigurisë që të përgatitet për t’u përballur me çdo kërcënim të mëtejshëm.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›