E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagojnë këshilltarët socialistë: Basha të bëjë transparencë

Share

-Dyshime se vitin e ardhshëm Bashkia do i bëjë paratë rrush e kumbulla me festime, dekorime e ahengje. Vetëm brenda pak ditësh në detyrë, Bashkia e Bashës ka sponsorizuar ardhje DJ-sh, spektakle e festivale. Së fundmi u derdhën para për të dekoruar Tiranën

Këshilltarët socialistë kanë reaguar pas deklaratës së zëdhënëses së Bashkisë se do ngrihet padi për shpifje pse ata deklaruan se bashkia tani e tutje do quhet Bashkia e Kunatit. Kreu i grupit të këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi, tha se Basha duhet të bëjë transparencë për skandalet e fundit. Ai shtoi se paditë nuk trembin askënd.

Paditë e zëdhënëses së Lulit nuk trembin dot shumicën e qytetarëve që votuan në 8 Maj për Aleancën për të Ardhmen. Lulzim Basha mos fshihet, por të tregojë publikisht dokumentacionin pasi Transparenca është detyrim themelor për këdo, ndaj sot qytetarët e Tiranës meritojnë të dinë: Sa ka kushtuar dekorimi i Tiranës për festën e Pavarësisë? Kur është shpallur, dhe kur është zhvilluar tenderi për dekorimin? Kush kanë qenë kompanitë që kanë aplikuar dhe si është përzgjedhur kompania që bëri dekorimin? Në cilën kompani u printuan materialet? Çfarë di Lulëzim Basha për projektin e shtëpive në rrugën Murat Toptani? A di gjë Lulzim Basha se sa është shifra që po përcaktohet për festime vitin e ardhshëm në buxhetin e bashkisë, që pritet të vijë për miratim në Këshillin Bashkiak? Pse nuk i përgjigjet medias dhe publikut për pyetjet në lidhje me këto çështje, por fshihet pas Erjonit e kompani? Lulzim Basha të ndalë abuzimet korruptive te beje transparencë dhe mos fyejë e kercenojë me padi qesharake perfaqesuesit e shumices se qytetareve Tiranës, thuhet në deklaratën e këshilltarëve të opozitës.  As për sheshin Skënderbej, çështje e cila është në prokurori denoncuar nga grupi i këshilltarëve të Aleancës për të Ardhmen dhe as për abuzimet e denoncuara nga media nuk do ndalemi, pasi votën e qytetarëve që e dhunoi në 8 Maj nuk mund të vazhdojë duke abuzuar me taksat dhe pasuritë publike të qytetarëve të Tiranës. Këtë do ia kërkojmë Lulzim Bashës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe të vijë të japë përgjigjet që meritojnë qytetarët, dhe jo pergjigjet qe e kane bere qesharak  perpara qytetareve. Lulzim Basha është aq zëdhënës i vogël i Sali Berishës, sa nuk pati kurajë, por zbatoi urdhrin e Saliut për të qëlluar dhe vrarë në bulevard 4 qytetarë të thjeshtë të Shqipërisë. Ndaj urrejtjen politike dhe qytetare ta kërkojë te betimi ndaj shefit te tij politik dhe shpirtëror ku duhet te kujtoj se nuk kurseu gjakun e 4 te pafajshmeve, duke lene jetim femije, ndaj shqiptaret nuk do ja harrojne kurre sado te perpiqet te qeshe e perqesh dhimbjen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›