Arsenali bërthamor i Kinës është 40 herë më i madh
Arsenali bërthamor i Kinës mund të jetë shumë herë më i madh nga sa është menduar deri më tani. Të paktën kështu pretendojnë një grup studentësh të Georgetown University, që të udhëhequr nga një ish- zyrtar i lartë i Pentagonit, kanë studiuar imazhet satelitore, kanë përkthyer dokumentet ushtarake kineze dhe kanë filtruar me mijëra dokumente online.
Fokusi i kërkimit intensiv kanë qenë mijëra kilometra tunele nëntokësorë, të gërmuar për të fshehur arsenalin e raketave.
Pas tërmetit masiv që goditi provincën Sishuan në vitin 2008, raportimet tregonin qindra ekspertë të radioaktivitetit duke nxitur në rajon, çka ngriti spekulime se ekzistonte një rrjet gjigant tunelesh nëntokësore. Më vonë Kina e pranoi se ekziston diçka e tillë.
Dokumenti ka gjetur interesimin e Kongresit, që do organizojë një seancë dëgjimore. Ai është shpërndarë edhe mes zyrtarëve më të lartë në Pentagon.