E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon AGPK-ja, mos i pengoni gazetaret

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) ka pranuar me shqetësim një informatë nga fotografi i portalit Indeksonline, Blerim Uka, i cili të martën është penguar gjatë punës së tij.

Teksa e ka fotografuar presidenten Atifete Jahjaga duke kaluar rrugën, përderisa semafori ishte në të kuqe, Uka është ndaluar dhe kërcënuar nga eskorta e presidentes, respektivisht Njësia e Mbrojtjes së Afërt, duke kërkuar nga ai që t’i fshijë fotografitë.

AGPK konsideron se pengimi i gazetarëve në punën e tyre, siç është ky rast, paraqet shkelje të lirisë së shtypit.

AGPK kërkon që gazetarët të lihen të lirë në punën e tyre dhe të mos pengohen. Po ashtu, AGPK iu bën thirrje gazetarëve që të raportojnë për tema në interes të publikut, pavarësisht presioneve dhe pengesave në të cilat mund të hasin gjatë punës së tyre./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›