E Diel, 1 Nëntor 2026

Kallëzim penal për organizimin e azilkërkuesve

Transporti i azilkërkuesve për në vendet e Bashkimit Evropian ka qenë shkaku që një shtetas i Maqedonisë të përballet me kallëzim penal.

Sipas policisë, bëhet fjalë për M.M, 39 vjeç nga Strumica, i cili akuzohe për keqpërdorim të regjimit pa viza me vendet e BE-së, pasi që ai po merrej me transportin dhe organizimin e azilkërkuesve shtetas të Maqedonisë. Ai kishte bindur dhe kishte transportues shtetas të Maqedonisë, kryesisht të komunitetit rom, drejt Gjermanisë dhe Austrisë me qëllim dhe premtim të regjistrimit të tyre si azilkërkues, shkruan Ina.

Policia informoi se personi me inicialet e lartpërmendura disa herë përmes vendkalimit Novo Sellë me Bullgarinë kishte transportuar azilkërkues drejt vendeve të BE-së. Sipas policisë, gjatë fundvitit të kaluar ai kishte transportuar më shumë se 20 shtetas me makinën e tij “Ford Galaxy”, duke përfituar nga 250 euro për person. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›