E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon LSI-ja Te pritet vendimi i organeve te drejtesise

Levizja Socialiste per Integrim ka reaguar per ngjarje ku mbeti i plagosur Drejtori i Inspektoriatit te Ndertimit ne Bashkine Tirane Ardit Kaja. Ne nje deklarate per shtyp nenkryetarja e LSI-se per Tiranen Blerina Kazaferi u shpreh se autoret duhet te vihen perpara drejtesise.

LSI e denon kete akt kriminal dhe inkurajon organet e zbatimit te ligjit per nje hetim te shpejte e profesional per te vene para drejtesise autoret dhe cilindo qe mund te rezultoje i implikuar me ta tha Kazaferi. Ajo beri thirrje kreu te PS-se qe te priten perfundimet e hetimit te mos nxitoje te beje edhe policin edhe prokurorin edhe ekspertin.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›