E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Nagy, zedhenesja e KE-se

Zedhenesja e komisionerit europian per zgjerimin, Kristina Nagi, i beri thirrje autoriteteve shqiptare qe te plotesojne angazhimet e tyre per mbajtjen e zgjedhjeve te lira e te ndershme, si kusht thelbesor per afrimin e metejshem te Shqiperise ne Bashkimin Europian. “Se pari, e drejta e ODIHR per te zgjedhur, i pavarur nga cdo nderhyrje, kandidatin me te mire per kreun e misionit te vezhgimit eshte nje parim thelbesor. Se dyti, Odri Glouer eshte emeruar tashme si shefe e misionit vezhgues te ODIHR per zgjedhjet ne Shqiperi dhe ky eshte nje vendim qe i takon solemnisht ODIHR dhe ne mbeshtesim plotesisht parimin e mos nderhyrjes nga vendet pritese ne lidhje me keto emerime”, ka pohuar Nagi. Ajo i ka bere thirrje qeverise shqiptare qe te angazhohet qe zgjedhjet e ardhshme parlamentare te zhvillohen sipas standarteve te kerkuara nga Brukseli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›