Reagon PD: “Rilindja” e Ramës, "Rilindje e hajdutëve"

PD deklaratë pas arrestimit për vjedhje të zyrtarit të PS në SHBA
Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin e sekretarit për cështjet sociale dhe ekonomike në PS, Kosta Barjaba, dhe bashkëshortes së tij Fatbardha Barjaba, zëdhënëse e këshilltarëve të PS në këshillin bashkiak të Tiranës. Sipas zyrës së shtypit të selisë blu, bashkëshortët Barjaba kanë kryer aktin e shëmtuar të vjedhjes në qendër tregëtare në Kaliforni, duke e cilësuar produkt të motos së Edi Ramës: “Të bashkohemi me gjithë fundërrinat për të përmbysur Sali Berishën”. PD deklaron se përpjekjet e zëdhënësve të PS dhe të mediave që Rama kontrollon, për të mbrojtur aktin e shëmtuar të sekretarit Kosta Barjaba, dëshmon se rilindja e Ramës nuk është gjë tjetër veçse rilindja e hajdutëve. “Ky akt i shëmtuar fakton edhe një herë se “Rilindasit” e neo– bllokmenëve vjedhin, por “me lezet” siç shprehej njëri prej tyre pak kohë më parë. Kurse Sekretari për Programin e Partisë Socialiste për Çështjet Sociale dhe Ndihmën Ekonomike u dëshmua se është një xhepist i thjeshtë. I kërkojmë zotit Edi Rama të shkarkojë menjëherë xhepistin e tij nga funksionet e larta që ai i ka besuar, në rast se vetë nuk ndan trofetë që ky kleptoman siguron me profesionin e tij”, thuhet në deklaratën e PD-së.
...