E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali/Arrestohet për vjedhje në SHBA Sekretari i PS, Kosta Barjaba

04-01-2013 / Gazeta 55

E turpshme. Sekretari për Çështjet Sociale në PS dhe një nga hartuesit e programit elektoral të Edi Ramës, Kosta Bajraba arrestohet në SHBA me akuzën e vjedhjes në një qendër tregtare. Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane të cilët konfirmojnë se “tre shqiptarë janë ndaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vjedhje të disa rrobave dhe një çantë, në qendrën tregtare “Stanford Shopping Center”, në Palo Alto të Kalifornisë”. Këtë lajm e raportojnë sitet amerikane, Palo Alto Online Neës dhe Bay City Neës. Policia amerikane bën të ditur edhe emrat e shqiptarëve, Kosta dhe Fatbardha Barjaba, 52 vjeç dhe Joniada Barjaba, 23 vjeç, të cilët janë dërguar në institucionin e paraburgimit në San Mateo County’s Maguire Correctional Facility. Mediat amerikane raportojnë se Barjaba është qytetar dhe rezident në Shqipëri dhe pas ndalimit, bashkë me dy të afërmit e tij, do të përballet me akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim. Sipas po të njëjtave burime meditike amerikane, Kosta Barjaba, së bashku me të shoqen dhe të bijën, janë liruar nga paraburgimi me kusht që të përballen me akuzën, pasi paguan garancinë. Kosta Barjaba është një pjesëmarrës aktiv në jetën akademike, shkencore dhe publike të vendit. Ai aderon në Partinë Socialiste si Sekretar për Çështjet Sociale dhe është një ndër hartuesit e programit elektoral të kësaj force politike.


Dokumenti i arrestimit


Sipas dokumentit të Deparatmentit të Policisë Palo Alto, Kosta Barjaba dhe dy të afërmit e tij janë arrestuar në orën 14:08 në datën 27 dhjetor 2012. Ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare “Stanford Shopping Centre”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›