E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real: K. Ronaldo kushtoi më shumë se Bejl

Kristiano Ronaldo është futbollisti më i shtrenjtë në histori. Drejtuesit e Real Madrid përfitojnë nga ndërprerja e kampionatit për t'i deklaruar futbollistit portugez se ai është blerja rekord në historinë e futbollit. Kjo lëvizje e drejtuesve të Los Blankos vjen pas blerjes së Garet Bejl dhe shumës të paguar për të, pasi në Angli dhe Spanjë nuk ndajnë të njëjtën shumë për transferimin e uellsianit nga Londra në Madrid. Duke parë këtë situatë si dhe mundësinë që Ronaldo të pësojë një shok psikologjik, te Real Madrid deklarojnë se transferimi i Bale ka kushtuar 91 milionë euro, ndërsa portugezi kushtoi 91 milionë euro më 2006.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›