Armenia, surpriza e ndeshjeve për eliminatoret e Botërorit
Pasi ka mundur 4-0 në transfertë Danimarkën, ekipi i Armenisë ka surprizën e radhës. Dje armenët kanë mundur jashtë fushës së tyre edhe Çekinë me rezultatin 2-1. Dy fitore jashtë fushe, si asnjëherë më parë për këtë ekip. Më 14 gusht Shqipëria fitonte ndeshjen miqësore 2-0, duke e mposhtur me lehtësi, ndërsa dje ka bërë surprizën më të madhe. Tashmë ekipi armen është futur në "valle" për të rrëmbyer vendin e dytë në grupin B, çka do të çonte në "play-off". Është vetëm një pikë larg vendit të dytë.
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)