Real Madrid-Barcelona, finalja e Kupës së Mbretit

Do të jetë Barcelona-Real Madrid finalja e këtij edicioni të Kupës së Mbretit në Spanjë. Pas barazimit 4-4 në ndeshjen e parë, Barçelona mundi 1-0 Atletico Madridin e Cholo Simeones në “Wanda Metropolitano” falë golit të Ferran Torres në minutën e 27-të.
Finalja e Kupës së Mbretit do të luhet të shtunën më 26 prill në “Cartuja” të Seviljes dhe nuk do të jetë “El Clasico” e fundit që do të shohim deri në fund të këtij sezoni. Dy javë më vonë, të dy skuadrat do të përballen sërish me njëra-tjetrën në La Liga, ku aktualisht komandojnë djemtë e Flick, duke kryesuar me 3 pikë epërsi ndaj Ancelottit.
Ekziston mundësia që dy rivalët e përjetshëm të përballen sërish në finalen e Ligës së Kampionëve, por këtë do ta tregojë vetëm koha.