Skandaloze, Serbia heq flamurin e Kosovës në Kongresin e UEFA-së në Beograd

Ditën e djeshme flamuri i Kosovës u valëvit mes flamujve të shteteve të tjera europiane në Kongresin e UEFA-s që po mbahet në Beograd.
Por sot, duket se Serbia ka reaguar dhe ka hequr flamurin e Kosovës në Kongres. Siç shihet edhe në foton që ka publikuar gazetari i njohur Arlind Sadiku, Kosova është shteti i vetëm, që nuk përfaqësohet me flamurin kombëtar, por me logon e Federatës.
Në foto shihet sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Markus Weidner.