E Martë, 3 Nëntor 2026

Real Madrid, Bellingham skualifikohet me 2 ndeshje

Jude Bellingham është skualifikuar me dy ndeshje pas kartonit të kuq që mori në “Mestalla” të shtunën e kaluar në fund të takimit Valencia-Real Madrid.

Mesfushori anglez nuk ka mundur ta përmbajë zemërimin me vendimin e gjyqtarit Gil Manzano, i cili i fryu bilbilit për përfundimin e ndeshjes, ndërsa fenomeni i Real Madrid shënoi golin që çonte rezultatin në 3-2 për madrilenët.

“Në minutën e 99-të, lojtari i Bellingham, u përjashtua nga fusha për këtë arsye: pas përfundimit të ndeshjes, ende në fushë, ai vrapoi drejt meje në mënyrë agresive dhe bërtiti, duke përsëritur disa herë. : “Është një gol “, thuhet në raportin e arbitrit.

Tani Reali ka 10 ditë për të apeluar për të mos lejuar që Bellingham të humbasë dy ndeshjet kundër Celtas dhe Osasunas në kampionatin spanjoll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›