E Martë, 3 Nëntor 2026

Zjarr në Berat, digjet tërësisht dhoma e një banese, nuk ka të lënduar

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen “Barrikadë” në Berat. Banesa është në pronësi të shtetasit, Bastri Arapi. Zjarri ka djegur plotësisht një nga dhomat, ndërkohë që nuk ka pasur të lënduar. Zjarrfikësit vunë nën kontroll në kohë flakët, duke shmangur edhe përhapjen e saj drejt disa banesave që ishin ngjitur.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje shkuan grupet e shërbimit zjarrfikës, të cilët, me ndihmën e forcave të policisë, bën të mundur nxjerrjen e banorëve nga banesa pa lëndime.

4 mjetet zjarrfikëse dhe 15 efektivë mundësuan fikjen e zjarrit brenda një kohe të shkurtër, si dhe shpëtimin e banesave që ishin shumë pranë me banesën që po digjej. Si pasojë e zjarrit u dogj plotësisht një nga dhomat e banesës, ndërkohë që fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur asnjë të lënduar. Sipas shërbimit zjarrfikës, zjarri u shkaktua nga një bombul gazi, që rridhte. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›