E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Real Madrid, Carvajal denoncon tentativën për vjedhje të shtëpisë

Dani Carvajal raportoi një tentativë vjedhjeje të pësuar të martën në agim në shtëpinë e tij në Madrid. Sipas raportimeve të gazetës “El Confidencial”, dy persona me shufra hekuri kanë tentuar të hyjnë në shtëpinë e tij ndërkohë që mbrojtësi i Real Madridit nuk ishte i pranishëm, por janë zbuluar menjëherë nga kamerat e sigurisë.

Policia po heton denoncimin e lojtarit spanjoll, i cili ka mbërritur vetëm pak ditë pas sulmit të pësuar nga sulmuesi i Barcelonës Aubameyang, i rrahur dhe grabitur në shtëpinë e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›