E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid, Ramos i rremben kopshtarin Arsenalit

Merkato e gjithanshme per Real Madrid. Pas blerjes se Huntelaar dhe Lasana Diarra ne merkaton e dimrit, trajneri Juande Ramos i ka shprehur nje tjeter deshire shoqerise “merengues”.

Ish tekniku i Tottenham ka kerkuar qe ne “Bernabeu” te mberrije edhe kositesi i barit te Arsenal. Tekniku spanjoll ka ngelur i mahnitur nga fusha “Emirates” e Arsenal dhe kjo ka bere qe ai te kerkoje kopshtarin Paul Burgess. 30 vjecari do vihet ne dispozicion te skuadres vetem ne fund te ketij sezoni.

Ai do kete detyren e veshtire per te rikthyer “fytyren” e vertete te stadiumit madrilen, pasi shpesh here kohet e fundit lojtaret jane ankuar per cilesine e barit. Kopshtari londinez eshte nje person shume i njohur, madje gjate Euro 2008 ai ka qene edhe keshilltar ne UEFA.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›