Herman Metolli në provë te Dinamo ZagrebKlubit të Dinamos i është dërguar një DVD me sekuenca nga ndeshjet e luajtura nga Hermani, dhe paraprakisht Sektori i të Rinjve të këtij klubi ka dhënë pëlqimin paraprak

Herman Metolli, sulmuesi 16-vjeçar i Bilisht Sport U-19, ka marrë një ftesë nga klubi prestigjioz kroat, Dinamo e Zagrebit për t’iu nënshtruar testimeve me skuadrën U-19 të këtij klubi. Lajmin për Albania-sport.com e dhe menaxheri i njohur Mario Cenolli, i cili punon për agjencinë menaxheriale “Vata Vision Football Management”.
“Metolli do të niset këto ditë, menjëherë pas pajisjes me vizë kroate, - u shpreh në linjë telefonike Cenolli. “Klubit të Dinamos i është dërguar një DVD me sekuenca nga ndeshjet e luajtura nga Hermani, dhe paraprakisht Sektori i të Rinjve të këtij klubi ka dhënë pëlqimin paraprak”.
“Metolli, - shtoi ish-portieri Cenolli, - edhe pse është ende i ri vlerësohet prej tyre për lëvizshmërinë dhe nuhatjen përpara portës. Nëse ai do të kalojë provën në Kroaci, fillimisht atij do t’i ofrohet firmosja e një parakontrate me kushte të kënaqshme financare për moshën. Dinamo e Zagrebit njihet për politikën e saj të suksesshme në drejtim të talenteve ballkanike”, - përfundoi Cenolli.
Herman Metolli, i njohur me nofkën “Miza”, për shkak të shpejtësisë së tij, është golashënuesi më i mirë i Bilisht Sport U-19, ku në fazën e parë është autor i 10 golave. Bilisht Sport U-19 bashkëkryeson me Pogradecin (me nga 28 pikë) renditjen e Grupit të Jugut.
E Enjte, 12 Shkurt 2009