E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid fiton me kanteren

Real Madrid ka siguruar biletën për 1/8 e finaleve të Kupës së Mbretit pasi ka fituar 1-4 në fushën e Alcoyano.

Jose Mourinho hodhi në fushë një formacion të mbushur me lojtarët e skuadrës B të Realit, duke i shtuar vetëm Essien dhe Benzema nga 11-shja titullare.

Fernandez, Nacho, Alex, Morata dhe Jose Rodriguez luajtën nga fillimi së bashku me rezerva të skuadrës së parë si Kaka’, Varane, Raul Albiol dhe Ricardo Carvalho.

Golat e Benzema (2), Kaka’ dhe Jose Rodriguez i dhanë një fitore të lehtë madrilenëve, ndërsa golin për vendasit e shënoi Javi Lara.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›