E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali Armstrong bëhet film

Studiot më të mëdha kinematografike të Hollywod po planifikojnë që të xhirojnë një film për skandalin pjesë e të cilit ishte çiklisti Lance Armstrong, të cilit iu morën të gjithë titujt e fituar gjatë karrierës për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara në sport.

Sipas gazetës ‘The Sun’, libri “The Secret Race” (Gara Sekrete), i ish-çiklistit Tyler Hamilton, prej të cilit edhe nisi shpërthimi i skandalit të dopingut, do të shndërrohet në film nga shefat e mëdhenj të Hollywood.

Deri më tani dihet se aktori Matt Damon është favoriti kryesor për interpretimin e rolit të çiklistin amerikan Armstrong, edhe pse, sipas gazetës, filmi ende ka një problem të madh; atij i mungon një fund i lumtur.

“Shumica e filmave të sportit përfundojnë me ndonjë fitore frymëzuese. Deri para pak kohësh edhe Lance Armstrong ishte një hero, por fundi aktual i këtij filmi mund të jetë shumë i trishtë”, i tha gazetës një burim i paemëruar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›