E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid, fitore pa problem me Zaragozan

Real Madrid e ka kaluar pa problem skuadrën e Real Zaragozas pasi që e ka mposhtur atë me rezultat 4-0.

Reali ishte i disponuar për lojë që në minutën e parë të takimit por goli erdhi pas minutës së 20-të. Gonzalo Higuain shënoi në minutën e 23-të ndërkaq epërsinë për Realin u shtua dy minuta më pas ku Di Maria shënoj për rezultat 2-0.

Me këtë rezultat edhe përfundoj pjesa e parë.

Pjesa e dytë e takimit ishte një lojë monotone e të dyja ekipeve ku Zaragoza nuk ishte në gjendje të bëj më shumë nga loja e saj ndërkaq Real Madrid vazhdimisht mbante ritmin e lojës.

Në minutën e 84, Ronaldo goditi shtyllën nga goditja e lirë.

Por, atë që nuk e arriti Ronaldo, e arriti mesfushori i huazuar nga Chelsea në Real Madrid Essien në minutën e 89-të ku pas një depërtimi individual shënoj për rezultat tre më zero.

Në fund të takimit Reali u nxeh edhe më shumë pasi që ishte Modric ai që shënoj edhe një gol në minutën e 91.

Real më këtë fitore ngritët në vendin e tretë dhe ka 8 pikë më pak së lideri i La Liga, Barcelona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›