Lëvizja për Bashkim drejt PDK-së
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, i është përgjigjur pozitivisht pohimeve të kryetarit të Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, i cili ka thënë se janë të gatshëm të hynë në koalicion me PDK-në.
Kuçi ka thënë për Indeksonline se janë të gatshëm për çdo bashkëpunim.
“Ne kemi një bashkëpunim të mirë dhe jemi të gatshëm ta zhvillojmë bashkëpunimin edhe më tej” ka thënë Kuçi për Indeksonline.
Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Kliniku ka thënë se LB-ja është e gatshme për koalicion me PDK-në.
“Lëvizja për Bashkim është e gatshme për bashkëpunim dhe koalicion me secilën parti në vend, duke përshirë edhe partinë në pushtet, PDK-në”, ka thënë Klinaku.