Real Madridi 45 milione euro per Benzeman
Skuadra spanjolle e Realit te Madridit, per te ardhmen ka menduar qe te kete ne gjirin e saj xhevahirin e Lionit, Benzeman. Klubi madrilen po kerkon nje marreveshje me Lionin per te marre sulmuesin 19-vjecar. Nderkohe qe kane hyre ne kontakte me menaxherin e lojtarit, i cili me pare e kishte mohuar kontaktet me Realin. Ne gjurmet e futbollistit jane dhe 3 ekipe te tjera, Interi, Milani dhe Barcelona. Megjithate klubi i Kalderonit, duket se ka menduar gjithcka. Ata jane gati te japin 45 milione euro per te mbyllur sa me pare ceshtjen.