Real veq 3 copa Alcoyanos

Real Madrid ka fituar ndeshjen me skuadrën pak të njohur spanjolle, Alcoyano në kuadër të kupës së Spanjës. 3 me 0 ishte rezultati i fitores së Realit.
Madrilenët startuan në këtë ndeshje me formacion të dytë ndërsa nuk arritën të shënojnë asnjë gol pas 45 minutash.
Në pjesën e dytë galaktikat ndezën turbinat duke shënuar plot 3 herë. Di Maria në minutën e 71 shënoi për 1 me 0. Pas një minuti Selvas përjashtohet nga loja pas kartonit të kuq.
Në minutat shtesë të ndeshje, Jose Callejon realizon 2 gola të shpejtë për fitoren e Realit 3 me 0./Indeksonline.