E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatë ekipe angleze në Champions League!

 Presidenti i UEFA-s, Micheal Platini ka bërë të ditur se UEFA ka filluar punën për të zgjeruar Ligën e Kampionëve nga 32 ekipe në 64 ekipe. Platini deklaroi se punët kanë filluar për këtë plan ndërsa kjo pritet të zyrtarizohet që nga viti 2014.

Me këtë plan Liga Angleze do të përfitoj më së shumti pasi që plot 7 ekipe angleze pritet të marrin pjesë në garën më të madhe evropiane.

Ky plan ka për qëllim që në Europa League të marrin pjesë skuadra nga ligë më të ulta evropiane, ndërsa në Ligën e Kampionëve kryesisht skuadra të ligave të forta nga Evropa./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›