E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real zhvillon stërvitjen e parë. Ronaldo elozhe për Mourinho

Real Madrid zhvillon seancën e parë stërvitore me organikë të plotë, që kur Jose Mourinjo ka marrë drejtimin e skuadrës spanjolle. Shumë nga lojtarët kryesore të formacionit madrilen kanë mbërritur vetëm dje pasdite në Los Angelos.
Cristiano Ronaldo, lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit, është gati për një sezon të madh nën drejtimin e portugezit Mourinho, të cilin e vlerëson shumë.

"Jo cdo trajner arrin të fitojë dy herë Ligën e Kampioneve. Nuk është aspak e lehtë. Trofetë flasin vetë për të, unë mund të them shumë gjëra për të, ai është një trajner i madh. Jo vetëm për mua. Për të gjithë lojtarët është pozitive të pusnosh me të. Ne ndihemi mirë të motivuar – është gjithnjë mirë të punosh me lojtarët më të mirë dhe trajnerin më të mirë” vlerësoi 25 vjecari.

Ardhja e Mourinhos ka ndryshuar edhe mënyrën e punës të Real Madrid, por Ronaldo sqaron se të gjithë e pëlqejnë këtë metode, të teknikut portugez.

"Nuk jemi të shqetësuar për metodat. Ne po punojmë shumë. Të them të drejtën seancat janë tepër intensive, por ne jemi mësuar. Të gjithë lojtarët janë të kënaqur me këtë metodë trajnimi dhe dëshirojmë të vazhdojmë kështu që të fitojmë edhe në ndeshje", përfundoi Ronaldo. Gjatë qëndrimit në Los Angelos, Real Madrid do të luajë një miqësore në San Francisco në 4 gusht kundër Club America, dhe një tjetër kundër L.A. Galaxy në Rose Boul tre ditë më pas.

Eno Skarço

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›