E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester United merr meksikanin Hernandez

Manchester United ka bere te tijin nje tjeter talent, duke blere sulmuesin meksikan Javier Hernandez. Futbollisti 22-vjecar, i cili ra ne sy me performancen e tij gjate boterorit Afrika e Jugut 2010 ka bindur trajnerin Aleks Ferguson per ta transferuar ate ne Premier Ligen angleze nga skuadra e kampionatit meksikan Chivas. Detajet e ketij transferimi jane mbajtur te fshehura nga te dyja palet, por mediat meksikane bejne te ditur se klubi anglez ka paguar 7 milione paund per te patur sherbimin e sulmuesit, i cili u cilesua si nje nga zbulimet e Boterorit 2010.

Vete futbollisti eshte shprehur i lumtur per transferimin te nje prej klubeve me te medhenj te botes. “Eshte nje enderr te behesh pjese e nje klubi kaq te rendesishem. Jam i lumtur dhe tani dua te punoj shume per te shperblyer besimin ne skuadren e re”, ka thene Hernandez. Nderkohe trajneri Aleks Ferguson eshte shprehur i bindur per talentin e futbollistit meksikan, qe sipas tij do te kete nje te ardhme te sigurte. “Pas disa javesh vezhgimi, tani e njoh me mire Hernandez. Nuk kam asnje dyshim per talentin e tij dhe jam i bindur se do te ingranohet shume shpejt me skuadren dhe kampionatin anglez”, ka thene Ferguson. Manchester United vazhdon fazen pergatitore ne Meksike, ku do te luaje edhe nje miqesore kunder Chivas, ku Hernandez do te luaje nje pjese me skuadren meksikane dhe nje tjeter me ate angleze.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›