Reali, 100 fitore në Ligën e Kampionëve

Me triumfin ndaj Manchester Cityt, Real Madridi arriti shifrën prej 100 fitoreve prej krijimit të formatit të ri të Ligës së Kampionëve më 1992.
Gjiganti madrilen është skuadra e parë që arriti 100 fitore në formatin aktual të garës elite të klubeve evropiane. Skuadra nga Santiago Bernabeu ka zhvilluar 176 ndeshje, shënoi 351 gola dhe pranoi 196 sosh. Me shënimet nga Marcelo, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo kundër Manchester Cityt të martën mbrëma, Reali regjistroi fitoren e 100-të në Ligën e Kampionëve.
Los Blancos e bënë këtë para Manchester Unitedit dhe Barcelonës që filluan edicionin e sivjetmë me 98, përkatësisht 97 fitore. Kurse, për herë të 17-të në formatin e ri të garës, Reali e filloi fushatën në Ligën e Kampionëve ndaj një kundërshtari anglez, derisa janë skuadra me më së shumti gola të realizuar, 351.