E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali, “dhëmb për dhëmb” me Barcelonën (video)

U kanë mjaftuar vetëm dy minuta lojë madrilenëve për të gjetur rrugën e rrjetës në “El Madrigal”.

Kristiano Ronaldo zhbllokoi rezultatin me një supregol, ku pasi mori topin në mesfushë, shmangu tre kundërshtarë dhe me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone e çoi topin në cepin e djathtë të portierit Diego Lopez.

Gjithçka bëhet më e lehtë për skuadrën e Manuel Pelegrinit, pasi në minutën e 35-të Vijareali mbetet me 10 futbollistë, pas daljes me karton të kuq të kapitenit Gonzalo Rodrigez.

Në minutën e 26-të të pjesës së dytë, Marselo fiton një penallti, e cila shndërrohet në gol një minutë më vonë nga Kaka.

Pas javës së katërt, Reali udhëheq së bashku me Barcelonën me pikë të plota, ndërkohë që Vijareali nuk e ka provuar ende shijen e fitores në Primera Divizion këtë sezon.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›