E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet rrugore, policia fushatë sensibilizuese

Kështu, sot drejtues të Policisë së Tiranës, shërbimet e Policisë Rrugore, Patrulla e Përgjithshme u angazhuan duke përcjellë mesazhe dhe fletë palosje sensibilizuese në rrugën e Kavajës, në kryqëzimin e Shkollës Teknologjike e shtrirë deri në Unazën e Re. 

Kjo fushatatë sensibilizuese, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, përkrah masave të marra për ndëshkimin e të gjithë kundravajtëse në fushën e qarkullimit rrugor. Drejtuesve të mjeteve dhe përdoruesve të rrugës, ju shpërndanë fletë palosje lidhur me: shpejtësinë, Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkolit; Parkimet e gabuara, me anë të cilave Policia e Tiranës u ka kërkuar bashkëpunim për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, Policia e Tiranës, po ndërmerr masa lidhur me shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga kundravajtjet administrative, kështu vetëm ditën e djeshme në Tiranë janë pezulluar 46 leje qarkullimi të mjetit, drejtuesve të mjeteve deri në shlyerjen e masës administrative të vendosur ndaj tyre.

Duke marrë shkas nga rritja e numrit të aksidenteve rrugore, Policia e Tiranës u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës dhe kërkon mbështjetjen e opinionit publik, në ndërgjegjësimin për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›