Reali Higuain dy muaj jashte fushe

Sulmuesi franko-argjentinas i Realit te Madridit Gonzalo Higuain do te jete jashte fushes se blerte per dy muaj. Kjo pasi mund te operohet per hernie diskale.
Lajmin e ka bere te ditur Carlos Diez pergjegjes i stafit mjekesor te klubit.
Pas 5-6 jave kurimi situata nuk eshte permiresuar dhe mendojme se nderhyrja kirurgjikale eshte nje opsion. Nese kjo ndodh do te duheshin dy muaj qe te rekuperohej eshte shprehur Diez.