E Enjte, 5 Nëntor 2026

Reali, Vinicius: Autogol? Shënova unë. Nuk e ndjejmë presionin

Ka mjaftuar një autogol për Real Madrid  për të mposhtur Sevilla-n. Sidoqoftë, pas ndeshjes, Vinicius pretendoi autorsinë e golit vendimtar: “Goli është i imi, unë godita në shenjë. Rezultati i sotëm është shumë i rëndësishëm për besimin tonë, në një fushë të vështirë ndaj një ekipi të shkëlqyer. Ne fituam dhe kjo është ajo gjëja më e rëndësishme. Ne nuk dyshonim në asgjë, e dinim se duhet të vuanim për të fituar. Është një sezon shumë i ndryshëm nga të tjerët me shumë ndeshje, ne luajmë çdo dy ditë dhe është e vështirë. Presioni është normal në Madrid dhe na pëlqen, ne duhet të vazhdojmë të punojmë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›