E Enjte, 5 Nëntor 2026

Chelsea gjen fitoren dhe rrëmben kreun

Chelsea është rikthyer te fitorja në Premier League duke mposhtur Leeds me rezultatin 3-1. Formacioni i drejtuar nga Lampard e pa veten në disavantazhin e një goli, teksa në minutën e 4-ët të takimit, Bamford arriti të gjejë hapësirë mes mbrojtjes londineze, duke përfituar nga shpejtësia e tij dhe 1-0.

Gjithsesi, kjo nuk i pengoi aspak londinezët të gjejnë ritmin e tyre dhe të përmbysin rezultatin. Në minutën e 27-të të takimit është sulmuesi francez, Giroud, i cili ka vendosur barazpeshën 1-1, që është dhe rezultati i 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë, Zouma në minutën e 61-të ka kërcyer fuqishëm me kokë, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Për të mbyllur të gjitha llogaritë ka menduar Pulisic, që ka shfrytëzuar një pasim të Werner nga e djathta e sulmit, për të sigluar 3-1.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›