E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali do të ofrojë 60 milionë për Rooneyn

Real i Madridit raportohet se është i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro për të marrë shërbimet e yllit të Manchester United, Wayne Rooney. "Daily Star" shkruan se gjiganti spanjoll e ka shndërruar sulmuesin anglez në çakun numër një të verës së ardhshme. United planifikon të fillojë negociatat për kontratë të re me Rooneyn muajin e ardhshëm dhe pritet t'i ofrojë 170 mijë euro në javë. Por Madrid shpreson të ndryshojë mëndjen e Rooneyt para nënshkrimit të marrëveshjes dhe planifikon të bëjë të njëjtën gjë që bëri me Cristiano Ronaldon verën e kaluar, duke ofruar një shumë të majme parash, plot 60 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›