E Diel, 1 Nëntor 2026

Danimarkë, plagoset sulmuesi i karikaturistit të profetit Muhamed

Policia daneze ka plagosur dhe ka arrestuar më pas personin i cili kishte hyrë në shtëpinë e autorit të karikaturave të profetit Muhamedit, mbremjen e 1 janarit, në rrethinat e qytetit Århus. Personi në fjalë, një 28-vjeçar me origjinë somaleze, ishte i armatosur me një sëpatë dhe një thikë dhe sipas mediave, ai kërkonte të hakmerrej për karikaturat e publikuara vite me parë, pasi është dëgjuar të thërrasë : "hakmarrje", "gjak". Karikaturisti, Kurt ëestergaard, një 74-vjeçar, i shpëtoi sulmit duke u mbyllur në një dhomë të sigurtë dhe prej aty mundi të njoftonte policinë. Menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes autoritetet policore që kanë hapur zjarr ndaj somalezit. Ky i fundit është plagosur në dorë dhë në njërin gju. Burimet lokale bëjnë të ditur se ai mund të ketë lidhje me militantët islamistë. Duke raportuar për ngjarjen, mediat shkruajne se alarmet e sigurisë ishin ç'aktivizuar në kohën kur njeriu u përpoq të hyjë në shtëpi, ndërsa ai u plagos nga të shtënat e policisë pasi kjo e fundit veproi kur i dyshuari ngriti sëpatën ndaj forcave të rendit. Somalezi ndodhet në ambientet spitalore ku po kurohet për plagët e marra dhe do të akuzohet për përpjekje për të vrarë karikaturistin dhe një oficer policie. Ky incident është i lidhur direkt me polemika të ashpra mbi karikaturat që satirizonin Profetin Muhamed. Sipas shërbimeve të sigurisë daneze, sulmuesi është i lidhur me milicinë Somaleze islamike Al Shabab dhe me rrejtin e Al Kaedës në Afrikën Lindore. Karikatura e Muhamedit i cili shfaqej i pajisur me bomba të fshehura në çallmën e tij, ishte një ndër 12 vizatimet e këtij lloji të publikuara nës 2005 nga e përditshmja daneze "Jyllands-Posten", dhe shkaktuan një valë protestash të dhunshme në disa vende myslimane në vitin 2006. Që atëherë ëestergaard ka marrë disa kërcënime me vdekje dhe është nën mbrojtjen e policisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›