E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali e mbyll me goleade Ajaksi turperon Milanin

TIRANE-Reali i Madridit e ka mbyllur me nje goleade fazen ne grupe te Champions League duke mundur 4-0 Okserin ne Bernabeu ne nje ndeshje qe sherbeu si stervitje per 9 here kampionet e Evropes. Tre gola te Karim Benzema dhe nje i Kristiano Ronaldos lane jashte Europa League skuadren franceze shpresat e se ciles gjithsesi ishin shume te vakta. Reali ka zbritur ne fushe me nje formacion thuajse titullaresh ndonese ishte i kualifikuar si skuadra e vendit te pare ne grup. Perballe Okserit asgje nuk ka qene e veshtire nderkohe qe lojtaret kane zbavitur publikun e tyre duke bere disa veprime te nje klasi te larte. Nderkohe ne takimin tjeter te ketij grupi Milani eshte mposhtur 2-0 nga Ajaksi ne San Siro duke mos treguar asgje perballe publikut te vet. Skuadra italiane ka treguar cinizmin e saj teksa nuk ka harxhuar thuajse fare energji perballe nje ekipi dukshem inferior ne klas dhe ne teknike. Gjithsesi kuqezinjte kane kaluar ne turin tjeter si te dytet ne grupin G. Nderkohe ndeshja e Champions League mes sllovakeve te Zilines dhe ruseve te Spartakut te Moskes e vlefshme per grupin F u nderpre per 20 minuta per shkak te incidenteve ne tribuna. Kaosin dhe nderprerjen e ndeshjes e provokuan 400 tifoze ruse qe ne minuten e 3-te nisen te hidhnin sende te forta ne fushe. Arbitri holandez Kevin Blom i coi skuadrat ne dhomat e zhveshjes ndersa tifozet vazhduan gjate me rremujat e tyre.
Verdiktet
Liga e Kampioneve ka dhene mbreme verdiktet e fundit te saj teksa Arsenali eshte kualifikuar per ne fazen me eliminim direkt ndonese si skuadra e dyte e grupit H. Kjo pasi Shaktjori i Donjeckut arriti te fitonte 2-0 perballe Brages ne shtepi duke ruajtur kreun. Nderkohe ka kaluar edhe Roma qe barazoi 1-1 ne Rumani me Kluzh. Borrielo realizoi per verdhekuqte ne pjesen e pare ndersa Traore barazoi 2 minuta para fundit. Sulmuesi vendas u be protagonist i shume situatave komike duke humbur disa raste te pastra para portes dhe duke fituar fishkellimat e tifozeve. Kjo beri qe pas golit ai tu perthyente atyre krahun duke marre karton. Po ne grupin E Bajerni mundi 3-0 Bazelin duke mos bere asnje kompromis ne fushe. Fitore edhe per Marsejen qe mundi 1-0 Celsin fale golit te Brandaos. Pas ndeshjeve te mbremshme 16 skuadrat e kualifikuara jane Totenhemi Interi Shalke Lion Mancester Junajtid Valencia Barcelona FC Kopenhagen Bajern Roma Celsi Marseja Reali i Madridit Milani Shaktjori dhe Arsenali. Ne Europa League shkojne Tvente Benfika Rejnxhers Rubin Kazan Bazel Spartak Moske Ajaks dhe Braga.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›