E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Te Chelsea, Rafael Benitez

Trajneri i madh spanjoll, Rafel Benitez është zyrtarizuar si trajner i ri i Chelseat. Ish kampioni i Evropës me Liverpoolin, Benitez është pasues i Roberto Di Mattes.

Zyrtarizimi është bërë përmes një deklarate nga skuadra londineze.

”Pronari dhe bordi beson se Benitez është një menagjer i duhur me përvojë dhe nivel të lartë të futbollit. Besojmë se Benitez mund të arrijë objektivat e skuadrës” thuhet në deklaratën e Chelseat.

52 vjeçari spanjoll ka udhëtuar nga Spanja për Angli, ndërsa nesër pritet të fillojë me stërvitjet e skuadrës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›