E Hënë, 2 Nëntor 2026

Reali humbet për 3 muaj Bellingham, anglezi do të operohet pas Botërorit të Klubeve

Xabi Alonso nuk do të ketë në dispozicion Jude Bellingham për fillimin e sezonit të ardhshëm, pasi anglezi ka vendosur që në fund të Kupës së Botës për Klube që përfundon në datën 13 korrik t’i nënshtrohet një operacioni në shpatull.

Ylli i madriolënëve do të duhet të mbajë një periudhë pushimi pas operacionit dhe pritet të rikthehet në fushë pas 3 muajsh.

Problemi daton që në tre vitet e tij të para në Gjermani me Borussia Dortmund, por ai u përkeqësua pas një dëmtimi që ndodhi gjatë ndeshjes së Real Madrid kundër Rayo Vallecano në nëntor 2023.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›