E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali i Madridit do te mbaje Ronaldon

Presidenti Florentino Perez është i gatshëm për çdo sakrificë, vetëm e vetëm që Kristiano Ronaldo të mos largohet nga Reali i Madridit.
Numri 1 madrilen mund të arrijë deri aty sa ta bëjë yllin portugez futbollistin më të paguar në botë.
Kjo do të thotë se Ronaldos mund t’i jepen deri 25 milionë euro në sezon, duke ditur se Samuel Eto është më i paguari aktualisht pasi merr mbi 23 milionë euro në sezon tek Anzhi në kampionatin rus.
Falkao pritet të marrë 14 milionë tek Monako, po aq sa Ibrahimoviç merr tek PSG. Mesi, sipas kontratës së re merr 16 milionë euro tek Barcelona, por Kristiano arrin deri në 12 milionë me kontratën aktuale.
Ndërkaq, presidenti Perez mendon edhe përforcimet. Në shënjestër duket Luis Suarez i Liverpulit, i cili do të kushtonte më lirë sesa Kavani, ndërsa ëndrra është Garet Bejl i Totenhemit që do të kushtonte ndoshta mbi 65 milionë euro.
Së fundi, Fabio Kanavaro pritet të jetë ndihmësi i Karlo Ançelotit tek Reali, ndonëse trajneri italian ende nuk është larguar nga Paris SG.
Ish-kapiteni i Italisë, kampion bote në 2006, ka marrëdhënie speciale me Ançelotin, të cilin e quan më shumë sesa një trajner. “Ai është për mua një vëlla”, - shprehet napolitani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›