E Diel, 1 Nëntor 2026

Shitblerjet Reali i Madridit jep 70 milione euro per Garet Bejlin

Shtatëdhjetë milionë euro. Kaq vlen ky lojtar që quhet Garet Bejl.
Reali i Madridit ka bërë llogaritë dhe ka nxjerrë përfundimin se edhe kjo shumë tepër e madhe vlen për një talent që është vetëm 21 vjeç.
Klauzola e largimit nga Totenhemi në Angli është 65 milionë stërlina, pra 78 milionë euro, e kjo do të thotë se madrilenët do të paguajnë gjithçka kërkohet.
Kjo do të ishte një përgjigje për Barcelonën që sapo ka marrë brazilianin Nejmar.
Ndërkaq, Juventus duhet të bëjë kujdes në përpjekjet për të marrë Stevan Jovetiçin. Malazezi i Fiorentinës besohet se pëlqehet Zhoze Murinjo, njeriu që do të jetë trajneri i ri i Çelsit.
Portugezi ka në plan të shpenzojë diçka më pak se 30 milionë euro për talentin 23-vjeçar.
Së fundi, Napoli po bën çmos për të mbajtur Edinson Kavanin. Trajneri Benitez dhe presidenti De Laurentis janë gati t’i ofrojnë 7 milionë euro në sezon si rrogë vetëm që të mos largohet.
Kavani ka deklaruar se që kur ka qenë fëmijë ka dashur të luajë për Barcelonën ose Realin. Të shohim ç’do të ngjasë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›