E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali i Madridit kërkon me “forcë” Kanavaron

Reali i Madridit pretendon se është shumë afër nënshkrimit me kapitenin e kampiones së Botës, Fabio Kanavoron që aktualisht është në forcë me Juventusin.
Gjigandët spanjollë dëshirojnë të rikthehen te trofeu pas tri vitesh të "thata" dhe hapi i parë i tyre ishte rekrutimi i ish-trajnerit të Juventusit, Fabio Kapelo, te4k i cili shpresojnë shumë se do të bindë mbrojtësin 32-vjecar.
Pedja Mijatovic, drejtori i ri sportiv i Realit, pohoi se klubi spajoll po përpiqet maksimalisht për të bëri të tij kampionin e madh. "Unë jam i sigurt se pas disa ditësh do t'u jap lajmin e madh".
Kanavaro ka fituar në dy vitet e fundit dy tituj kampionë me Juventusin dhe së fundi edhe Kupën e Botës me Italinë.
Juventusi emeroi ditën e hënë si trajner të tij ish-kapitenin e Kombëtares franceze dhe ish-trajnerin e Monakos, Didier Deshamps, ndërkohë që pritet vendimi i Gjykatës Sportive italiane për fatin e mëtesjshëm të klubit legjendar italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›