E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA nis hetimet për sjelljen antisportive të Zidan

Zyrtarë të lartë të FIFA-s pohuan se qeveria e futbollit botëror do të nisë hetimet në lidhjen me gjestin antisportiv të kapitenit të Kombëtares franceze, Zinedin Zidan dhe asrsyet që e cuan fituesin e "Topit të Artë" të Gjermani 2006 të godiste me kokë në kraharorin e mbrojtësit të përfaqësueses italiane, Marko Materaci.
Materaci ka pranuar se ka përdorur sharje në gjuhën e tij kundrejt francezit përpara se ai të ndërmerrte sulmin me kokë, por ai hodhi poshtë pretendimet se e kishte përcaktuar atë si terrorist dhe se kishte fyer nënën e tij.
Zidan u ndëshkua me karton të kuq për gjestin e tij, por ndërkohë ka gjetur një mbështetje të madhe nga shtypi ndërkombëtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›