Reali i Madridit ruan hapin e Barcelonës (video)
Madrid - Reali i Madridit me fitoren e arritur mbrëmë 2-0 përballë Valadolidit ruan hapin e Barcelonës kryesuese në kampionatin spanjoll. Madrilenët ndodhen me 6 pikë mbrapa katalanasve, kur duhen edhe 8 javë nga përfundimi i kampionatit.
Në sfidën e mbrëmshme golat u shënuan nga kapiteni Raul në minutën e 44-t dhe Arien Roben në minutën e 82-të. Me këtë fitore Reali ngjitet në kuotën e 69 pikëve, duke pritur i qetë transfertën e javës së ardhshme kundër Rekreativos. Ndërsa, Valadolidi mbetet në kuotën e 39 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 9-të të klasifikimit.
Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video përmbledhjen e këtij takimi.