E Diel, 1 Nëntor 2026

Udineze rrëmben fitoren në ekstremin e lojës (video)

Udineze arriti t’i marrë një fitore 2-0 ekipit të Rexhinës brenda në fushën e tyre. Vendasit e Rexhinës e përfunduan lojën me 9 futbollistë, pasi Lanxarro në minutën e 55-të, dhe Barrila në minutën e 62-të, morën kartonët e dytë të verdhë duke lënë fushën e lojës.

Udineze e ktheu gjithçka në favorin e vet vetëm në 5 minutat e fundit me njeriun hero të saj, Floro Floresin. Ai arriti të shënojë golin e parë në minutën e 85-të dhe të dytin në të 90-ën.

Me këtë fitore Udineze ngjitet në kuotën e 39 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 13-të. Ndërsa, Rexhina zhytet akoma më shumë në vendin e fundit, ku deri në këto javë ka arritur të marrë vetëm 20 pikë.

Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video përmbledhjen e këtij takimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›